NATO rrit kapacitetet, forcat në gatishmëri mbi 300 mijë njësi
NATO do të dalë nga samiti i Madridit shumë më i fortë. Sipas sekretarit të përgjithshëm të Aleancës, numri i trupave në gjendje reagimi do të shumëfishohet ndjeshëm nga kuota aktuale prej 40 mijë njësish.
“Ne do të forcojmë grupet tona të betejës në pjesën lindore të Aleancës, duke i ngritur në nivel brigadash. Do të transformojmë forcën e reagimit dhe do rrisim numrin e forcave të gatishmërisë së lartë mbi 300 mijë,” – u shpreh Jens Stoltenberg, sekretar i përgjithshëm i NATO-s.
Aleanca pret gjithashtu të dalë më e fortë edhe në mënyrë sasiore dhe cilësore nga samiti, ku do të përpiqet të heqë pengesat e Turqisë ndaj anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës.
Sipas Stoltenberg, liderët e këtyre tre vendeve do të takohen në kryeqytetin spanjoll për të tejkaluar dallimet. Ankaraja kritikon Helsnikin dhe Stokholmin se strehojnë militantë kurdë që i konsideron terroristë.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë