Zelenski, mesazh vendeve të G7-s: Shtoni presionin ndaj Rusisë
Fuqitë ekonomike të botës u lidhën të hënën, në mënyrë virtuale me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski, të cilit i rikonfirmuan angazhimin ndaj Ukrainës “për sa kohë do të jetë e nevojshme”, shoqëruar me planet për të vendosur një kufi ndaj çmimit të naftës ruse, rritjen e tarifave për mallrat ruse dhe vendosja e sanksioneve të reja.
“Mendoj se uniteti i vendeve të G7-s ka një arsye. Logjika e pozicionit tonë është e qartë. Nuk ka marrëveshje që presidenti Zelenski mund të nënshkruajë, ndaj në këto rrethana mbështetësit e Ukrainës nëpër botë duhet të vijojnë mbështetjen për këtë vend, për ringritjen e ekonomisë, për nxjerrjen e grurit, eksportin e tij dhe natyrisht, për të mbrojtur popullsinë. Dhe ne këtë do vazhdojmë të bëjmë,” – tha kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson.
Nga ana e tij, Zelenski deklaroi se dëshiron që lufta të përfundojë përpara dimrit dhe u bëri thirrje liderëve të G7-s që të vazhdojnë presionin ndaj Rusisë.
Ai kërkoi gjithashtu armatime më të rënda, si sisteme mbrojtëse anti-ajrore dhe sanksione të mëtejshme.
Në këtë aspekt, Shtetet e Bashkuara njoftuan blerjen e një sistemi të avancuar raketor tokë-ajër për të ndihmuar Kievin kundër agresionit të presidentit rus Vladimir Putin.
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet