Amnistia fiskale, deputeti i PS-së Sinaj: Përfitojnë si emigrantët edhe qeveria

27 Qershor 2022 | 21:06

Amnistia fiskale do të ketë ndikim edhe për emigrantët shqiptarë, edhe për qeverinë.

Kështu u shpreh në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania deputeti i PS-së Vullnet Sinaj.

Ai tha se emigrantët shqiptarë kanë investuar në Shqipëri por nuk kanë paguar taksa, dhe me amnistinë do të shtohen të ardhura në buxhet.

Por, sipas deputetit të PS-së kjo plotëson edhe kërkesat e emigrantëve.

“Bëhet për emigrantët që i kanë fituar paratë me djersën e ballit por s’i kanë sjellë dot”, tha ai.

Kryeministri Rama, duke marre shkas nga emigrantët që nuk kanë deklaruar pasuritë e tyre që kanë vënë jashtë Shqipërisë, i është rikthyer sërish për të disatën herë nismës së shumë debatuar dhe kritikuar nga ekspertët dhe institucionet ndërkombëtare financiare, amnistisë fiskale.

 

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026

“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën

Mentor Kikia, gazetar, ka folur këtë të martë në “Now” në Euronews Albania me Erla Mëhillin. Kikia ka thënë se e gjithë çështja është që...
22:27 | 02/06/2026

Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve

Juristi dhe ish-deputeti, Enkelejd Alibeaj i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e qytetarëve...
21:17 | 02/06/2026