51 vite më parë Muhamed Ali refuzoi ushtrinë, gjykata në favor të tij

28 Qershor 2022 | 08:28

Gjykata e Lartë amerikane më 28 qershor 1971 shfuqizoi dënimin e ish-kampionit të boksit për peshat e rënda, Muhamed Ali, i cili kishte refuzuar të rekrutohej në ushtri.

Në vendimin unanim të gjykatës thuhej se Muhamed Ali ishte rekrutuar pa të drejtë, pasi agjencia që merrej me rekrutimet kishte kundërshtuar pa asnjë shpjegim kërkesën e tij.

Muhamed Ali u dënua me 5 vjet burg, por u lirua me kusht gjatë procesit të apeleve.

Atij ia hoqën titullin e kamponit dhe licenca për t’u ndeshur në boks iu anulua nga një numër shtetesh. Por zyrtarët e boksit e lejuan t’i kthehej sportit dhe kështu ai filloi të korrte sukses në tetor 1970, tetë muaj para se gjykata e lartë të merrte vendimin.

Me gjithë ndërprerjen e karrierës, Muhamed Ali përsëri ia doli. Në vitin 1974, në moshën 32-vjeçare, Muhamed Ali fitoi përsëri titullin kampion në peshat e rënda duke mposhtur George Foreman.

Më 28 prill 1967, kur lufta e Vietnamit ishte në kulmin e saj, kampioni i peshës së rëndë të boksit Muhamed Ali refuzoi të kryente shërbimin në ushtrinë amerikane.

Boksieri i famshëm kërkoi përjashtimin e tij nga radhët e ushtrisë për arsye fetare, por zyrtarët e hodhën poshtë pretendimin e tij se ai ishte klerik i fesë islamike.

Muhamed Ali, i cili ishte lindur në një familje të krishterë me emrin Cassius Clay, e bëri të njohur konvertimin e tij në fenë islamike pasi fitoi titullin e kampionit të boksit për peshat e rënda në shkurt të vitit 1964.

Ai tha se nuk pranonte të mbante emrin, sipas fjalëve të tij “prej skllavi” dhe se do ta ndërronte atë në Muhamed Ali.

Gjatë luftës së Vietnamit, Muhamed Ali u shpreh se, sipas fjalëve të tij, “nuk ushqente armiqësi për Vietkongun”. Ai u akuzua për këto komente se thjesht po përpiqej t’i shmangej shërbimit në ushtri. Muhamed Ali u shpall fajtor ngaqë kishte refuzuar të kryente shërbimin ushtarak dhe u dënua me pesë vjet burgim.

Por ai nuk u fut në burg gjatë kohës që avokatët e tij e kishin apeluar çështjen.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë

Kompania amerikane Amazon ka njoftuar një plan të ri investimi prej më shumë se 10 miliardë eurosh për zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit të saj...
17:16 | 04/06/2026

Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5 

Avionët luftarakë Rafale të Francës do t’i shtohen së shpejti flotës së Forcave Ajrore të Ukrainës, shkroi ambasadori francez në Suedi, Thierry Carlier, në X....
16:57 | 04/06/2026

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026