40% e shqiptarëve e shohin korrupsionin si shqetësim kryesor për sigurinë

28 Qershor 2022 | 16:15

Rreth 40% e shqiptarëve mendojnë se korrupsioni është kërcënimi kryesorë për sigurinë në Shqipëri.

Ndërsa 27% mendojnë se korrupsioni është këcënimi i dytë kryesore për sigurinë.

Këto janë gjetjet e një studimi të kryer nga Qendra për Studimin e Demokracisë  dhe Qeverisjes financuar nga fondacioni Friedrich Ebert.

“Kemi pyetur a është rritur apo ulur korrupsioni në 5 vitet e fundit dhe faktikisht shumica thonë se është rritur. Kemi pyetur a do ulet në vitet në vijim, shumica janë shprehur që jo dhe mendojnë se korrupsioni është ulur këmbëkryq në Shqipëri”, shprehet autori i anketës, Arjan Dyrmishi.

I treti kërcënim kryesor për sigurisë është krimi organizuar me 11.2 % , ndërsa 19,2 mendojnë ky fenomen është rreziku i dyte me i madh. Arjan Dyrmishi edhe këtë fenomen e shikon të lidhur me korrupsionin.

“Ne kemi pyetur, a mendoni që krimi i organizuar e përdor korrupsionin si mjet, qytetarët thonë po. Korruspioni perceptohet si kërcënim kryesor”, theksoi ai.

Sipas kësaj anketë 30 % e shqiptarëve mendojnë se lufta me vendet fqinje është kërcënimi i dytë serioz për sigurinë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026