Skocia planifikon mbajtjen e referendumit për pavarësi nga Mbretëria e Bashkuar

28 Qershor 2022 | 16:45

Kryeminstrja skoceze, Nicola Sturgeon po planifikon mbajtjen e një referendumi të dytë, në të cilët qytetarët do të pyeten, nëse duan pavarësi nga Mbretëria e Bashkuar.

Ajo pritet të parashtrojë planin e saj për mbajtjen e një votimi të ligjshëm në tetor të vitit të ardhshëm, me ose pa pëlqimin zyrtar të ministrave të Mbretërisë së Bashkuar, shkruan BBC.

Sturgeon pretendon se e ka mandatin për një referendum të tillë, pasi partitë që mbështesin pavarësinë e Skocisë, SNP dhe të Gjelbrit skocez, kanë shumicën në parlament.

“Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nuk është në gjendje t’i japë leksione ndonjë vendi tjetër për nevojën për të respektuar normat demokratike nëse synon të përpiqet të pengojë demokracinë në vend”, theksoi kryeministrja e Skocisë.

Por kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson dhe Partia e tij Konservatore, e cila është në opozitë në Skoci, kundërshtojnë çdo votim të tillë.

Sipas tyre, çështja u zgjidh në vitin 2014- kur 55 për qind e skocezëve votuan kundër daljes nga Mbretëria e Bashkuar.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026