Lavrov për Samitin e NATO-s: Rusia është shpallur prej kohësh vend armik

28 Qershor 2022 | 17:00

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ka komentuar punimet e Samitit të NATO-s që po zhvillohet në Madrid.

Ai u shpreh se edhe para mbajtjes së këtij samiti, NATO-ja e ka shpallur kohë më parë Rusinë si vend armik, shkruan agjencia e lajmeve Tass.

“Sa i përket planeve që po përgatiten për samitin e NATO-s për të na shpallur një kërcënim, për të shpallur Kinën një sfidë sistematike, Rusia u shpall armik shumë kohë përpara se të mblidhej samiti i NATO-s”, tha kryediplomati rus.

Lavrov theksoi se shpallja e Rusisë si kërcënim nga ana e NATO-s, nuk është një befasi për Kremlinin dhe shtoi se kjo nuk do të sjellë asgjë të re për politikën e SHBA-ve dhe aleatëve të saj.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka njoftuar një ndryshim thelbësor në parandalimin dhe mbrojtjen e aleancës, duke forcuar mbrojtjen në kufijtë lindorë me më shumë se 300.000 trupa.

Aleanca përballet me sfida të shumta, nga lufta hibride, te destabilizimi i Ballkanit, sulmet kibernetike, dhe çfarë duhet bërë me fuqinë ushtarake në rritje të Kinës.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026