Momente nga arrestimi i Thanas Bekos, i arrestuar më herët për pengamarrje

29 Qershor 2022 | 13:13

Qytetarët e Elbasanit ishin sot dëshmitarë të një arrestimi të beftë në qendër të qytetit, teksa ra në prangat e bluve Thanas Beko, një person me precedent penal.

Euronews Albania ka siguruar momentin e ndalimit të Thanas Bekos, i cili pas ndalimit futet brenda makinës së nën/drejtorit të Policisë së Elbasanit.

Sikundër shihet nga pamjet, ai nuk kundërshton, por i drejtohet rajonit të policisë për t’u marrë në pyetje ndërsa materialet për këtë çështje do t’i referohen prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Kush është Thanas Bekos? 

Në shtator të vitit 2019, Beko u akuzua për vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim dhe heqje e paligjshme e lirisë e kryer në bashkëpunim, për çështjen e mbajtjes peng dhe dhunimit të taksitit Andi Vyshka, mikut të një gjyqtare në Elbasan.

Asokohe Bejko u la në “arrest shtëpie” nga gjyqtari Tomorr Kullolli, por u arrestua sërish pak ditë më pas për thyerjen e masës së sigurisë.

Ai nuk qëndroi në banesë, por u kap në një lokal në autostradën Elbasan- Metalurgji, ku dhe taksisti Vyshka deklaroi asokohe se e mbajtën peng.

I arrestuari i sotëm është i afërm i Ilir Bekos, pronarit të disa pikave karburanti në segmentin rrugor Papër-Elbasan ku në vitin 2019  iu gjetën 15 armë zjarri në ambientet e karburantit të tij.

Asokohe Ilir Bejko deklaroi s’kishte asnjë dijeni për armatimin modern që ndodhej në magazinë, ndaj u la i lirë nga gjykata kundrejt garancisë pasurore që ai vuri në dispozicion prej 50 milion lekë të vjetra.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama: Zvërneci është tokë private, përjetimi i protestuesve ishte se po e shisnim Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e përbashkët me Grupin Parlamentar dhe kabinetin qeveritar theksoi se reagimi i qytetarëve në protestë nuk...
12:54 | 24/07/2026

Ligji për zonat e mbrojtura, Rama: Ky konflikt i stisur do zgjidhet për bukuri nga direktivat e BE

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së dhe kabinetit qeveritar ka folir edhe lidhur me ligjin për zonat e Mbrojtura. Ai deklaroi...
12:51 | 24/07/2026

Rama liston ‘mësimet’ nga protesta: Epoka e mungesave është mbyllur, u hap epoka e pritshmërive

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PS deklaroi se Shqipëria ka hyrë në një fazë të re politike...
12:40 | 24/07/2026