SPAK 500 mijë euro për përgjimet, lidhet kontrata 2-vjeçare

29 Qershor 2022 | 15:04

500 mijë euro do të harxhojë Prokuroria e Posaçme në dy vite për sistemin e mirëmbajtjes së përgjimeve.

Kontrata është për një periudhë 2-vjeçare.

Gjatë vitit 2021, SPAK për llogari të hetimeve të tij përgjoi rreth 1500 persona ndër ta zyrtarë, ish-zyrtarë dhe persona të përfshirë në krimin e organizuar.

Bisedat e kryera nga rreth 2000 numra telefoni kanë kaluar në filtrat e oficerëve përgjues.

Shumica e këtyre numrave, mbi 900 të tillë, janë vënë nën përgjim mbi dyshimet se bëhej fjalë për grupe të strukturuara kriminale.

850 të tjerë janë vënë nën përgjim pas dyshimeve për korrupsion.

Prokuroria e Posaçme sipas ligjit ka një zyrë të vetën përgjimesh duke u shkëputur nga ajo e prokurorisë së përgjithshme.

Kjo e fundit për tre vitet e ardhshme do harxhojë rreth 550 mijë euro për  mirëmbajtje e sistemit të saj të përgjimeve. Rreth 3412 persona përgjoi kjo zyrë gjatë vitit 2021 në të gjithë vendit.

Kjo është zyra e vetme ku 22 prokuroritë e rretheve mund të kërkojnë përgjimin e personave që ata kanë nën hetim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit zhvendosen drejt komisariatit, automjeti i policisë nuk lejohet të kalojë (VIDEO)

Situata para Parlamentit është qetësuar pas përplasjeve të ashpra mes protestuesve dhe policisë, ndërsa 18 persona janë shoqëruar në komisariatin nr.1 dhe nr.4. Një pjesë...
14:01 | 02/07/2026

Rama: Mos zbrisni te komentet! Kohë e ngarkuar, algoritmi në fazë histerie

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ishin të pranishëm këtë të enjte në eventin “Grant 2026” të organizuar nga Innovation4Albania...
13:52 | 02/07/2026

9 policë të dëmtuar nga protesta, shoqërohen 18 persona

Lidhur me protestën e zhvilluar para Parlamentit ditën e sotme, është bërë e mundur vënia në pranga e 18 personave të cilët shkaktuan incidente dhe...
13:45 | 02/07/2026