Britania e Madhe sanksionon njeriun e dytë më të pasur të Rusisë

29 Qershor 2022 | 16:36

Kushërira e Vladimir Putinit dhe njeriu i dytë më i pasur i Rusisë janë personat më të fundit të Kremlinit që janë sanksionuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

Britania e Madhe bëri të ditur të mërkurën vendosjen e sanksioneve ndaj oligarkut Vladimir Potanin, i përshkruar nga Londra si njeriu i dytë më i pasur i Rusisë dhe i cili ka blerë asete nga firmat që po largohen nga Rusia pas pushtimit të Ukrainës, shkruan REL.

Potanin “vazhdon të grumbullojë pasuri” që kur presidenti Vladimir Putin urdhëroi pushtimin e Ukrainës, shkruhet në deklaratën e qeverisë britanike.

Banka franceze “Societe Generale”, e cila iu bashkua kompanive të tjera perëndimore që ndaluan aktivitetin e tyre në Rusi, muajin e kaluar finalizuan shitjen e filialit të tyre rus “Rosbank” te një firmë investimesh të financuar nga Potanin.

Potanin është gjithashtu edhe bashkëpronari gjigantit rus “Norilsk Nickel”. Revista prestigjioze “Forbes” e listoi atësi personin e dytë më të pasur në Rusi me një kapital prej 27 miliardë dollarësh.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026