KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren Fatmira Hajdari
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra e gjyqtares së Gjykatës së Apelit Tiranë, Fatmira Hajdarin. Znj. Hajdari është paraqitur vetë në sallë në momentin e leximit të vendimit.
Gazetari i Euronews Albania Xhevahir Zhabina tha se vendimi për znj. Hajdari ishte i pritshëm pas gjetjeve për mosjustifikim të pasurisë.
“Kishte një problem, lidhur me një pallat në zonën e vilave gjermane ku familja Hajdari është pronare e 13 apartamenteve, të cilët nuk i justifikonte dot. KPK gjeti edhe disa pasaktësi në kryerjen e detyrës dhe që kishte të bënte me revokimin e vizës amerikane”, raportoi gazetari i Euronews Albania.
“Ishte një vendim i pritshëm”, këto ishin fjalët e vetme që ish-gjyqtarja tha për mediat pas vendimit të KPK, ndërsa avokati Maks Haxhia tha se vendimi do të apelohet në Komisionin e Posaçëm të Apelimit
Fatmira Hajdari doli të hënën para vettingut e shoqëruar nga dy avokatët e saj respektivisht Maksim Haxhia dhe Ilira Dane.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në relatimin e tij theksoi se ILDKPKI ka përcjellë raport pozitiv mbi subjektin vlerësues ku thuhet se nuk ka fshehje pasurie, mosdeklarim apo konflikt interesi.
Por në relacionin e përgatitur nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, thuhet se gjyqtarja, Fatmira Hajdari ka probleme me justifikimin e pasurisë pavarësisht se Inspektorati i Deklarimit te Pasurive ka dorëzuar raport pozitiv.
Znj. Fatmira Hajdari u caktua para pak kohësh si gjyqtare për çështjen e lobimit të Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku i akuzuar ishte kreu i saj Lulzim Basha. Ajo nuk pranoi të gjykonte këtë çështje dhe dha dorëheqje. Fatmira Hajdari e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitet 2000 si gjyqtare e Gjykatës së Tiranës.
Lexoni gjithashtu:
Llogari para vettingut, Fatmira Hajdari përlotet: S’kam gënjyer asnjëherë në deklarimet e mia
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania