Kërcënimi nga Rusia, NATO premton mbështetje për Gjeorgjinë e Moldavinë

29 Qershor 2022 | 23:00

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg deklaroi se Aleanca ka vendosur të përgatisë një paketë gjithëpërfshirëse ndihme për Ukrainën, si dhe të ofrojë mbështetje për partnerët e tjerë që Rusia kërcënon si Bosnja dhe Hercegovina, Gjeorgjia dhe Moldavia.

Stoltenberg tha se NATO ka punuar për dekada në përmirësimin e marrëdhënieve me Moskën, duke e përcaktuar Rusinë si një “partner strategjik”.

Rusia ka hequr dorë nga bashkëpunimi, tha Stoltenberg, duke pretenduar se lufta në Ukrainë filloi në vitin 2014, kur Moska aneksoi Krimenë. Pushtimi i Rusisë në Ukrainë është vetëm një përshkallëzim i asaj lufte, vlerësoi Stoltenberg.

Ai tha se marrëdhëniet e NATO-s me Rusinë janë në nivelin më të ulët që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë, por për këtë nuk është përgjegjëse aleanca, por Moska.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026