Kreu i Dhomës së Avokatisë Korçë: Kush paraqitet në seanca, masë disiplinore
Kryetari i Dhomës së Avokatisë në Korçë, Arben Lena shprehet se në rast se nuk do të ketë një reagim nga ana e shtetit për bojkotin, kjo do të thotë se mungon shteti.
Po ashtu ai shprehet se në rast se do të ketë pjesë nga grupi i avokatëve të Korçës që do të paraqiten në proceset gjyqësore, Dhoma e Avokatisë do të nisë proces disiplinor për ta.
“Ka pasur zëra kundër për teknikalitete, jo për qëllimin e përbashkët ditën e djeshme. Vendimi vjen në sinkron me atë që kemi kërkuar prej dy javësh. Ka zëra nga shoqata e gjyqtarëve dhe qeverisë që janë kundër nesh Besoj se do ketë ndërgjegjësim nga ana e shtetit. Në qoftë se ne nuk zbatojmë të drejtat e parashikuara në rezulton për të drejtat e njeriut, le mos e njohin me as avokatinë. Ne kërkojmë rishikimin e hartës gjyqësore”, është shprehur ai.
Pyetur nga Euronews Albania, në qoftë se ka gjetur mbështetjen e deputetëve të PS në qarkun e Korçës apo vetëm të opozitës, ai deklaroi: “E tashmja do të thotë se avokatët mbështeten në ligjin e avokatisë, ligji për avokatinë ishte pjesa e reformës në drejtësi, nëse është dikush që mendon se mund të ndërhyjë në këtë ligj po e garantoj që do bëjë veprimin me të gabuar, sepse ligji për avokatinë është një ligj që u miratua dhe komisioni i reformës në drejtësi”.
Këshilli i Dhomës Kombëtare të Avokatisë vendosi të mërkurën një bojkot të përgjithshëm pa afat.
Këshilli vendosi bojkot 10 ditor për masat e sigurisë. Ndërkohë për avokatët që thyejnë bojkotin do të merren masa disiplinore.
LEXONI GJITHASHTU:
“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin
Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci
Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin