Nuk zbatohet ligji për qeset e holla, nga 1 korriku nisin gjobat për tregtarët
Qeset e holla plastike duhet të hiqeshin nga përdorimi që prej 1 qershorit, por kjo nuk ka ndodhur.
Qeset që lejohen janë vetëm ato të trasha me kapacitet mbi 10 kilogramë. Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, të tilla qese mund të përdoren disa herë, por jo të gjithë e praktikojnë.
“Marrim mallin tani, pastaj e përdor për plerat, se të vish prap me këtë qese sikur nuk ka kuptim, të rrish ta ruash qesen sikur nuk ja vlen. Një herë i përdor. Qese për qese nuk ka ndryshim. E përdorim disa herë për pazar. Këtë e marr me vete, e marr në shtëpi dhe kur kthehem marr cantë tjetër”, shprehen qytetarët.
Të tjerë qytetarë po tregohen miqësore me mjedisin dhe po shmangin qeset duke përdorur çantat prej cope apo kartoni.
“Jo nuk përdor fare qese, kam blerë cantë kastile. Iki rehat dhe jam e sigurtë”, shprehen ata.
Çdo person që nuk respekton ligjin e ndalimit të qeseve plastike të holla dënohet me 500 000 (pesëqind mijë lek ) deri në 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë gjobë.
Ky muaj sipas ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit ka shërbyer për sensibilizimin e qytetarëve. Por nga 1 korriku do nisin gjobat.
“Ne nuk mund të lejojmë më përdorimin dhe nuk mjafton më vetëm informimi”, deklaroi ministrja Kumbaro.
LEXONI GJITHASHTU
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur