Nga 1 korriku, rriten pagat e artistëve në TKOB
Abigeila Voshtina u prezantua sot në postin e ri si drejtuese e Teatrit të Operas dhe Baletit.
Në ceremoninë e prezantimit, Ministrja e Kulturës njoftoi se më 1 korrik do të rrriten pagat e punonjësve të TKOB-së.
“Kemi finalizuar të gjithë elementët teknikë dhe burokratikë që kjo administratë nuk do reshtë së pasuri, që është pjesa e rritjes së pagave. Do ta bëjmë me efekt aktiv që nga data 1 korrik, aktin presim ta kalojmë në mbledhjen e ardhshme të qeverisë”, tha Margariti.
Drejtimin e një prej institucioneve më të rëndësishme kulturore, Abigeila Voshtina e quajti një sfidë.
“Do kemi një kalendar të ngjeshur. Kjo është sfida ime përsa i përket nivelit artistik”, u shpreh Voshtina.
Zana Çela e cila e ka drejtuar TKOB-në për dy mandate, mungoi në ceremoninë e dorëzimit të detyrës tek pasuesja e saj.
Voshtina me profesion violiniste, ka mbajtur edhe postin e drejtoreshës artistike për 8 vite në atë institucion.
LEXONI GJITHASHTU
Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme