Kosova kthen në muze burgun e përndjekjes së intelektualëve (Fotogaleri)

18 Qershor 2020 | 14:44

Burgu i Prishtinës, një objekt famëkeq ku u burgosën të dënuarit politikë gjatë periudhës së ish-Jugosllavisë po kthehet në një hapësirë muzeale që do të kujtojë torturat që ndodhën aty.

Çelja për vizitorët e ish-burgut tanimë me emrin “Streha e kujtimeve të burgut të përndjekjes” përkoi me 21-vjetorin e çlirimit të Kosovës.

Zyrtarët e cilësuan atë një simbol të rezistencës së popullit të Kosovës për liri gjatë regjimit serb.

I ndërtuar rreth viteve ’40,  burgu muze do të jetë një homazh për ish të burgosurit intelektualë si Adem Demaçi, Fazli Grajçevci, Osman Dumoshi, Hyrije Hana, Ukshin Hoti, Rexhep Mala, Besnik Restelica, Hydajet Hyseni, Ali Lajçi, Selatin Novosella, Meriman Braha e shumë të tjerë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026