Nga sot gjoba për bizneset e vogla që nuk janë fiskalizuar
Duke filluar nga dita e sotme, 1 korrik, bizneset e vogla të cilat nuk janë të fiskalizuara do të gjobiten.
Tatimet do të ndëshkojnë me gjobë të gjithë tatimpaguesit që janë në shkelje. Edhe pse 30 qershori ishte caktuar si afati i fundit, 9 mijë biznese nuk janë fiskalizuar.
Fiskalizimi nisi të zbatohet në janar të vitit të shkuar për kompanitë që presin fatura për institucionet shtetërore.
Ndërsa, në shtator zbatimi i tij u zgjerua edhe për bizneset që shesin për konsumatorët, por qeveria shtyu vendosjen e gjobave deri më 1 korrik të këtij viti.
Zbatimi i këtij procesi do të sjellë një sistem të ri në mënyrën se si raportohen shitjet, të cilat do të regjistrohen në kohë reale dhe do të mundësojnë kontroll më efikas të autoriteteve tatimore në luftën kundër informalitetit.
LEXONI GJITHASHTU
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur