Borrell: Kina është një partner i nevojshëm, ju pëlqen ose jo
Arritja e një balance të drejtë të marrëdhënies midis Kinës dhe BE ka qenë një sprovë jo e lehtë e kohëve të fundit.
Mbi vendet e G7 është ushtruar mjaft presion pas deklaratës ku shprehnin shqetësimin e tyre mbi planet e Kinës për të vendosur ligje të reja sigurie në Hong-Kong.
Për momentin, BE-ja po ngurron të vendosë sanksione ndaj Kinës.
“Kina është qartësisht një partner i nevojshëm, nëse ju pëlqen ose jo”, tha Josep Borrell, shefi i BE-së për marrëdhëniet me jashtë, gjatë një debati me eurodeputët gjatë së enjtes.
Ai shtoi se BE ka nevojë të punojë me Pekinin për sfidat botërore siç janë ndryshimet klimatike por pranoi se të drejtat e njeriut mbeten një pikë ku të dyja palët nuk janë dakord. Borrell tha se e ka ngritur çështjen e Hong-Kongut me ministrin e Jashtëm të Kinës gjatë “një bisede të gjatë” javën e shkuar.
Megjithatë, disa anëtarë të Parliamentit Europian i kanë bërë thirrje Komisionit Europian që të jetë më i ashpër për sa i përket mbrojtjes së autonomisë së Hong-Kongut.
Disa eurodeputetë kanë rikujtuar aneksimin e Krimesë nga Rusia, e cila çoi në vendosjen e sanksioneve nga BE.
Eurodeputeti bullgar Alexander Alexandrov Yordanov, nga Partia Popullore Europiane, rikujtoi të shkuarën e tij nën regjimin komunist dhe bëri thirrje për një qasje më të ashpër ndaj Pekinit.
“Sanksionet janë instrumenti i vetëm që mund të sjellin në vete dinozaurët e komunizmit”, tha ai.
Eurodeputetja belge Assita Kanko, nga Partia e Grupit të Konservatorëve dhe Reformistëve Europianë tha po ashtu se “Nëse do të na duhet me të vërtetë të mbrojmë demokracinë në shtëpinë tonë e gjetkë, nuk mund të përmbahemi vetëm tek deklaratat apo mbështetja për forcat demokratike në Hong-Kong. Duhet të mbështesim fjalët me vepra”.
Eurodeputët këmbëngulin që Borrell ta përfshijë këtë çështje gjatë bisedimeve me kryeministrin kinez Li Keqiang gjatë së hënës.
Pandemia e coronavirus ka trazuar edhe më tej marrëdhënien midis BE dhe Kinës, megjithatë kjo e fundit mbetet një partnere ekonomike strategjike për shumë vende të bllokut.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës