Përplasen 2 automjete pranë Shkëmbit të Kavajës, 2 të plagosur

1 Korrik 2022 | 21:18

2 automjete janë përfshirë në një aksident pak minuta më parë pranë vendit të quajtur Zifti, rreth 3 km larg Shkëmbit të Kavajës.

Nga informacione paraprake mësohet se shkak është bërë parakalimi i gabuar i “Benz”-it, i cili ka përfshirë në aksident edhe një automjet tip “Ford”.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar 2 drejtuesit e automjeteve, si dhe dëme të shumta materiale.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Durrësit, ku ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po heton për rrethanat në të cilat u regjistrua aksident.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026