Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata lë në fuqi masat për pezullimin e 6 policëve
Gjykata e Elbasanit ka miratuar kërkesën e prokurorisë e për pezullimin e 6 efektive të policisë së këtij qyteti.
Ata akuzohen se kanë dhënë dëshmi të rreme dhe shpërdoruar detyrën në vrasjen e Pjerin Xhuvanit, gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.
Dy ditë më parë gjykata la në fuqi masat për dy ish-drejtorët e policisë së Elbasanit Albert Nushi dhe Nikollaq Palla për të njjata akuza.
Në dosjen hetimore thuhet se punonjësit e policisë mund ta kishin shmangur ngjarjen e rëndë nëse do të kishin ndërhyrë.
Të 8 këta policë kanë qenë në vendin e ngjarjes përpara se të vinte viktima dhe simpatizantët e tjerë të partisë socialiste.
Ata mund ta shoqëronin në komisariat Mehmet Grecën, personin e ndaluar nga Struktura për Mbrojtjen e Votës e Partisë Demokratike, pasi dyshohej se kishte në makinë materiale zgjedhore.
Por, kjo nuk ka ndodhur. Më pas personat janë përfshirë në një konflikt me armë ku ka pasur shkëmbim zjarri.
Arbër Papleka ka qëlluar për vdekje Pjerin Xhuvanin dhe ka plagosur Elton Bodinakun dhëndër i viktimës.
LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet