Mbi 1 mijë punëkërkues në muaj në Kosovë
Numri i personave të regjistruar si punëkërkues në Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës për pesë muajt e parë të vitit 2022 është mbi pesë mijë persona.
Pra, mesatarja e personave të cilët paraqiten pranë kësaj agjencie punësimi në muaj është mbi 1000. Mbi 40% e këtij numri i përkasin moshës deri në 25 vjeç.
Në total, numri i personave të papunë është rreth 70 mijë në nivel vendi, por që jo të gjithë personat që janë të papunë paraqiten pranë kësaj agjencie.
Drejtori i Agjencisë së Punësimit, Shpëtim Kalludra, në një intervistë për KosovaPress, tregoi se përjashtuar vitin 2020 që ka pasur një rritje të madhe të numrit të punëkërkueseve për shkak të përftimit nga mbështetja qeveritare, numri prej 1000 punëkërkuesish në muaj është në vazhdimësi.
Ndërsa ka treguar edhe për numrin e personave që janë të regjistruar si të papunë, Kalludra u shpreh se grup mosha që dominon është 25-39 vjeç.
“Në total kemi më pak se 70.000 persona të regjistruar në nivel të Republikës, po është një numër i punëkërkueseve që në mënyrë aktive kërkojnë punë dhe vazhdojnë papunësinë. Nëse flasim të numri akumulues i punëkërkues, që është më pak se 70.000 persona të regjistruar, janë grupmosha e mesme 25-39 ajo që dominon,” – u shpreh ai.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme