Ushtarët ukrainas përshkruajnë vijën e frontit: Është e tmerrshme
Ushtarët ukrainas që janë kthyer nga vija e frontit në rajonin e Donbasit, ku Rusia i ka dhënë jetë një ofensive të ashpër, e kanë cilësuar situatën atje si “ferri në Tokë”.
Agjencia “Associated Press” intervistoi disa luftëtarë, që përshkruan krahas kushteve në frontin lindor edhe gjendjen emocionale që po shkakton lufta.
“Morali i djemve tanë është i lartë. Ata po e mundin dhe do ta mundin armikun derisa ta asgjësojnë komplet dhe të kthehemi në kufijtë e 2014-s, përfshirë Krimenë. Ishte shumë e vështirë për ne. Na është dashur të luftojmë në kushte çnjerëzore dhe kjo është e vështirë t’i shpjegohet dikujt që nuk e ka idenë. Atje po luftohet për jetë a vdekje. Detyra është të shkatërrojmë armikun, cilatdo qofshin pasojat,” – u shpreh Artem Ruban, ushtar i batalionit Svoboda.
Ndërkohë në Sloviansk, një magazinë peshku është kthyer në vatër për shpërndarjen e ushqimeve për njësitë ushtarake lokale, duke u dhënë atyre një pritje njerëzore, pavarësisht tmerreve të frontit.
Ndërsa trupat ruse, pasi morën nën kontroll Sievierodonjeckun, tani po përpiqen të rrethojnë qytetin e Liziçanskut.
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta