Rusia pretendon se forcat e saj kanë nën kontroll rajonin e Ukrainës Lindore

3 Korrik 2022 | 15:32

Rusia pretendon se forcat e saj kanë marrë nën kontroll të plotë rajonin e Luhanskut në Ukrainën Lindore, pasi pushtuan qytetin e Lysychansk.

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu informoi presidentin Vladimir Putin se Luhansk ishte “çliruar”, pasi Rusia më herët tha se forcat e saj kishin rrethuar qytetin Lysychansk, shkruan Reuters.

Ministri tha se forcat ruse dhe aleatët e tyre në zonë kishin fituar kontrollin e plotë mbi qytetin e Lysychansk.

Ndërsa, zyrtarët ukrainas kanë deklaruar se kjo është një propagandë e Rusisë.

Rusia raportoi gjithashtu shpërthime të dielën në qytetin e saj të Belgorodit, rreth 40 km (25 milje) në veri të kufirit me Ukrainën, që vranë të paktën tre persona dhe u  shkatërruan disa banesa.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026