Kurti thirrje serbëve: Regjistroni automjetet me targa RKS

3 Korrik 2022 | 20:51

Kryeministri Albin Kurti u bëri thirrje qytetarëve serbë të Kosovës që t’i ndërrojnë targat e automjeteve në “RKS”.

Përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale në gjuhën serbe, Kurti është shprehur se me ndërrimin e targave garantohet mbisundimi i ligjit krahas politikës dhe interesave individuale.

“Në 34 qendra tjera komunale regjistrimi, do të jetë i organizuar procesi i regjistrimit të mjeteve, e me këtë kalimi nga tabelat ilegale në ato të vlefshme në bazë të ligjeve të Republikës së Kosovës, tabela me shenjën RKS. Në këtë mënyrë garantojmë mbisundim të ligjit krahas politikës dhe interesave individualë, gjë e cila është në interes të çdo qytetari të shtetit tonë të përbashkët.

Gjatë regjistrimit të parë nuk do të kërkohet kontrolli teknik, ndërsa komunat mund të vendosin të mos kërkojnë pagesën prej 10 eurove në bazë të taksës komunale. Ministria jonë e Punëve të Brendshme do të nxjerrë Udhëzim Administrativ që do të rregullojë detajisht çdo hap”, tha ai.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim të mundësojë regjistrimin e automjeteve me targa RKS për të gjitha automjetet e pajisura me targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”.

Sipas këtij vendimi, regjistrimi do të fillojë më datë 01.08.2022 dhe do të zgjasë deri më 31.09.2022.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026