50% e plazheve në Itali për privatët, keqmenxhimi sjell humbje në arkën publike
Në Francë shumica e plazheve janë vende publike, ndërsa në Itali më shumë se 50% i jepet me koncesion biznesit privat.
Sipas Brukselit, keqmenaxhimi i koncesioneve ka shkaktuar humbje të konsiderueshme të fitimeve në arkën publike.
Çështja është një fenomen i njohur: plazhe që mbeten për dekada me të njëjtin menaxher, liberalizimi i koncesioneve inekzistente si konkurrenca e lirë.
Edhe Portugalia, ashtu si Italia, është futur në një procedurë evropiane, sepse në koncesionet e plazheve favorizon më shumë pushtetarët
“Plazhet private janë pjesë e trashëgimisë kulturore të Italisë, sepse ka plazhe që datojnë që nga viti 1800, shprehet Dian Luca pronar i një plazhi privat.
Ambientalistët në Itali presin prej vitesh që parlamenti të nxjerrë ligje për koncesionet.
Në fund të majit u miratua projektligji i konkurrencës; drafti parashikon që koncesionet aktuale do të zgjasin deri në fund të vitit të ardhshëm, por në vitin 2024 do të shkojnë të gjitha në tender.
Sipas asaj që tha ministri i Turizmit Massimo Garavaglia, “u ofrohet trajtim i veçantë” bizneseve bregdetare familjare.
Në Itali, sektori i koncesioneve të plazheve faturon 1 miliard euro në vit dhe bizneset familjare në këtë sektor zënë 75% të totalit. Por shtrohet pyetja e do të jetë liberalizimi thjesht një fasadë?
LEXONI GJITHASHTU:
Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA
Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)
Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet
- 17:47 Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër
- 17:40 Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
- 17:32 Dinamo barazon në Slloveni, kualifikimi ndaj Aluminij vendoset në “Elbasan Arena”
- 17:16 Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren
- 16:50 Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
- 16:40 Mimoza Ahmeti në “Za Fest”: Shkodra të sfidon me zgjuarsinë, kulturën dhe mençurinë e saj