Meta nxit palët t’i qëndrojnë marrëveshjes për reformën zgjedhore: Lë për të dëshiruar, por duhet mbyllur

19 Qershor 2020 | 12:13

Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një konferencë për mediat ditën e sotme, akuzoi Kuvendin për mungesë bashkëpunimi, pas rrëzimit të disa dekreteve të depozituara prej tij.

Ai u bëri thirrje palëve politike në Shqipëri që t’i përmbahen marrëveshjes për reformën zgjedhore, edhe pse pati rezerva ndaj saj, si e vetmja mënyrë për të zhvilluar zgjedhje të lira e të ndershëm dhe një nga kushtet për integrimin e vendit në BE.

“U bë 4 vjet që përsëritet në mënyrë të vazhdueshme, sidomos nga Bundestagu gjerman, por edhe disa vende anëtare, çështja e zgjedhjeve të lira e të ndershme, duke nisur që nga hetimi për zgjedhjet lokale në Shijak dhe në Dibër, e duke vazhduar me miratimin e reformës zgjedhore.

Shpresoj të ketë reflektim, përgjegjshmëri dhe të ecet sa më shpejt në këtë drejtim. Qëndrimet e  presidentit i kam bërë të qarta prej kohësh.

Uroj që palët t’i qëndrojnë marrëveshjes, e cila padyshim që mund të lërë shumë për të dëshiruar, por ne e dimë që jemi në një situatë kritike të një mosbesimi të thellë, të legjitimitetit, në radhë të parë të vetë Kuvendit.

Por është koha për të kuptuar thellësisht këto shqetësime që vijnë nga partnerët evropianë për ta lënë derën hapur për Shqipërinë dhe nëse dera mbyllet, shqiptarët do ta kenë të qartë kush e ka përgjegjësinë për këtë çështje.

Shpresoj që të ketë reflektim të shpejtë dhe të ecim drejt zgjedhjeve të lira e të ndershme. Nuk duhet të harrojmë se zgjedhjet e ardhshme do të jenë në monitorim të rreptë ndërkombëtar”, tha kreu i shtetit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026