Arrin në 7 numri i viktimave nga orteku i akullit në Itali
4 Korrik 2022 |
15:12
Rritet bilanci i viktimave si pasojë e shkëputjes së një orteku nga mali në pjesën verilindore të Italisë.
Sipas zyrtarëve italianë, numri i viktimave ka shkuar në shtatë, ndërsa tetë të tjetë janë plagosur, shkruan BBC.
Katër nga shtatë viktimat tanimë janë identifikuar nga ekipet e shpëtimit dhe tre prej tyre ishin italianë.
Ekipet e shpëtimit kanë rifilluar kërkimin për 15 të zhdukur, duke përdorur helikopterë dhe dronë.
Teknikët e Shpëtimit Alpin kanë konstatuar se masa e shkëputur nga akullnaja Marmolada ka rënë me një shpejtësi prej 300 kilometrash në orë.
Orteku u përplas me grupin e alpinistëve të cilët ishin duke eksploruar shtegun, teksa ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi shkëputjen.
LEXONI GJITHASHTU
Lajme të Sugjeruara
Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA
Një grup dypartiak ligjvënësish amerikanë po bën presion që sesioni vjetor i vitit 2027 i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të zhvillohet...
Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)
Më shumë se 400 persona janë evakuuar me varka drejt skelës së Arcachon për t’i shpëtuar zjarrit të madh që ka përfshirë gadishullin Cap Ferret...
Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet
Autopsia e Daniel Siad, agjentit të modelimit që dyshohej se kishte lidhje të ngushta me Jeffrey Epstein dhe rekrutonte gra të reja në emër të...
- 17:47 Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër
- 17:40 Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
- 17:32 Dinamo barazon në Slloveni, kualifikimi ndaj Aluminij vendoset në “Elbasan Arena”
- 17:16 Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren
- 16:50 Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
- 16:40 Mimoza Ahmeti në “Za Fest”: Shkodra të sfidon me zgjuarsinë, kulturën dhe mençurinë e saj