Pas pushtimit të Lisiçanskut, trupat ruse përqëndrohen tek provinca e Donjeckut

4 Korrik 2022 | 18:13

Forcat ruse po përpiqen të depërtojnë më thellë në lindje të Ukrainës dhe të marrin tërë rajonin e Donjeckut, pas marrjes së Luhanskut.

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu u takua të hënën me presidentin Putin, të cilit i raportoi se trupat ruse kishin marrë nën kontroll Luhanskun, që së bashku me provincën fqinje të Donjeckut përbëjnë zonën industriale të Donbasit.

Nga ana e tij, Putin i kërkoi ministrit vijimin e ofensivës.

“Njësitë ushtarake, përfshirë ato në Lindje dhe ato në Perëndim duhet të kryejnë detyrën sipas planit të paracaktuar. Shpresoj që gjërat të shkojnë në të njëjtin drejtim që shkuan deri tani në Luhansk”, tha Putin.

Ditën e hënë, guvernatori i Luhanskut deklaroi se ishte marrë vendimi për tërheqjen e trupave ukrainase, për të shmangur një “Mariupol të dytë”. Zyrtari tha se, trupat ukrainase janë gati të përballen me bombardimet dhe artilieritë sesa të përfshihen në një betejë me shumë fronte.

“Rusët nuk do ta marrin Donjeckun shumë shpejt, pasi rajoni i Luhanskut është vija e frontit dhe barrikadat në Donjeck u forcuan dhe fortifikuan, ndaj nuk do të jetë e lehtë të kalosh përmes tyre”, u shpreh Guvernatori i Luhanskut, Serhiy Haidai.

Rusia mori nën kontroll Lisiçanskun ditën e dielë. Ushtria vendase konfirmoi se forcat e saj ishin tërhequr nga qyteti, që ishte mburoja e fundit e rezistencës ukrainase në provincën e Luhanskut.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026

Sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës, 8 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

Të paktën tetë persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës gjatë 24 orëve të fundit....
17:45 | 26/07/2026