Zgjedhjet në Serbi, gazetarët: Vuçiç po ndjek politikën e Titos, Kosova humb nga dueli SHBA-BE

19 Qershor 2020 | 16:39

Gazetarët, Fahri Musliu, i cili prej shumë vitesh jeton në Beograd dhe Bahri Cani, që jeton në Gjermani, duke folur për zgjedhjet parlamentare në Serbi që do të mbahen këtë të diel, shprehen të bindur se Presidenti, Aleksandër Vuçiç do të arrijë të marrë shumicën e votave. Fahri Musliu thotë se, Vuçiç po ndjek një politikë si të Josip Bros Titos duke tentuar të ruajë marrëdhënie të mira me të gjitha fuqitë e mëdha.

“Vuçiç po mundohet të fusë një politikë titiste. Po arrin sukses sepse nga BE ka mbështetje të madhe në zhvillimin ekonomik dhe politikave të brendshme përveç lirisë së shtypit. Po balancon jo vetëm marrëdhënien Rusi, Kinë dhe BE por ka fituar dhe mbështetje të madhe dhe në SHBA sa i takon çështjes së Kosovës”, u shpreh Musliu në emisionin “Balkan Talks”, të gazetarit Franko Egro.

I të njëjtit mendim shprehet dhe Bahri Cani, ku sipas tij Vuçiç jo vetëm që po ruan balancat, por me rastin e dialogut me Kosovën po afrohet me SHBA. “Tito dikur ka bërë politikë të hapur, përmes vendeve të paangazhuara dhe ndaj SHBA dhe Rusisë duke mos krijuar armiq. Vuçiç në letër po luan shumë mirë. Po ruan marrëdhënie të mirë me Rusinë, ndërkohë që me BE ka afruar raportet. Tani edhe përmes dialogut me Kosovës po përpiqet që të afrohet dhe të normalizojë raportet me SHBA. Është due luajtur një lojë shumë të mirë”, tha Cani.

Për takimin që do të mbahet më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë, të dy gazetarët shprehen se nuk pritet ndonjë marrëveshje e madhe. Por, sipas tyre Vuçiç po mundohet të përfitojë nga konkurrenca mes SHBA dhe BE dhe e dëmtuar mund të dalë Kosova.

“BE dhe SHBA janë duke bërë një lojë protagonizmi tani dhe kjo mund të jetë shumë e rrezikshme.  Pala humbëse mund të jetë Kosova, e cila në vend që të thotë edhe, edhe, ka politikanë që e përjashtojnë këtë mundësi. Gjermania ka mbajtur qëndrimin se në takimin në Shtëpinë e Bardhë duhet të jetë dhe Mirslav Lajçak”, u shpreh Cani.

“Nuk ka ndonjë pritje të madhe nga ky takim. Ka një përplasje të madhe SHBA-Be dhe Vuçiç do të mundohet që të përfitojë nga kjo situatë. Mund të përcaktohen disa parime për vazhdimin e dialogut, nuk pritet ndonjë zgjidhje e madhe. Problem për mua është pse Kosova erdhi në këtë pozitë 12 vjet pas pavarësisë dhe të rihapet statusi i saj”, tha Musliu.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026