SHELL zbulon naftë dhe gaz, Rama: Përfitojmë ne dhe Europa

5 Korrik 2022 | 13:34

Kompania holandeze Shell ka zbuluar sasi të konsiderueshme nafte dhe gazi në nëntokën shqiptare.

Shell Albania është vendosur prej 8 vjetësh në Shqipëri dhe është duke kërkuar naftë dhe gaz në blloqet 2 dhe 3 afër malit Shpirag, ndërsa përpara disa vjetësh nisi kërkimet në bllokun 4 në afërsi të Gjirokastrës.

Lajmin e ka dhënë  kryeministri Edi Rama gjatë një takimi në Holandë me investitorë të këtij vendi, duke theksuar se nëse sasitë janë ato që vlerësohen, zbulimi do të ndikojë në të ardhmen e furnizimit me lëndë djegëse të Shqipërisë dhe Europës.

“Shenjat tregojnë se mund të jemi pranë një zbulimi shumë të rëndësishëm të gazit dhe naftës nën tokë, që do të ndikojë të ardhmen e vendit tonë por edhe do të luajë rol në të ardhmen energjetike të Europës”, tha Rama.

Si potencial në rritje të vendit Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Bleinda Balluku tregoi planin për ndërtimin e një porti të ri tregtar në zonën e Porto Romanos, për të cilin ka nisur edhe hartimi i projektit.

“Ne jemi duke punuar në strategjinë e transportit të vendit dhe një nga synimet kryesore është lidhja me hekurudhë, porte dhe aeroporte. Jemi duke bërë projektin e portit të ri tregtar në zonën e Porto Romanos, i cili do të ketë një infrastrukturë shumë më të përshtatshme dhe kapacitete më të mëdha”, u shpreh Balluku.

Në ftesën e qeverisë shqiptare për të ardhur dhe investuar, kompanitë holandeze shfaqën frikën e stabilitetit politik, element të cilin kreu i qeverisë e barazoi me protesta të ngjashme që ndodhin edhe në shtete të tjera të Bashkimit Europian.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026