63 mln euro mashtrim me TVSH, të përfshira kompani që fitojnë kontrata publike
Skemat e mashtrimit me tatimin mbi vlerën e shtuar i kanë kushtuar buxhetit të shtetit në 5 vjet, 63 milionë euro.
Sipas të dhënave të siguruara nga Euronews, skema më e fundit është zbuluar në fund të vitit të shkuar, për dyshime mashtrimi me faturat të kompanisë Kurum.
Tatimet kanë ngrirë rimbursimin e TVSH-së për këtë kompani, e cila pretendonte për një vlerë 4 milionë euro rimbursim dhe kanë referuar çështjen në prokurori.
Kurum është një nga kompanitë kryesore në vend që furnzion me hekur industrinë e ndërtimit, ndërsa ka marrë dhe një regjim të veçantë duke u përjashtuar nga kjo taksë si furnizuese e aktvitetit të rindërtimit.
Një tjetër skemë me vlerë 9 milionë euro është zbuluar në vitin 2020, ndërsa kulmi ka arritur në vitin 2018.
Në këtë vit vlera e skemës është 34.6 milionë euro dhe janë të përfshira dhjetra kompani, të mëdha dhe të vogla, ku të mëdhatë janë disa nga fituesit kryesorë të veprave publike.
Në listën me 72 kompani janë edhe ato të inceneratorëve, firma ndërtimi fituese të punëve publike dhe kompani shërbimi që kryejnë shërbime me institucionet shtetërore.
Skemat e zbuluara nga tatimet janë referuar në prokurori dhe për disa nga kompanitë dhe administratorët gjykata ka dhënë dënim, ndërsa për shoqëri të tjera, dosja është ndarë në çështje më vete dhe deri më sot hetimet nuk kanë përfunduar.
LEXONI GJITHASHTU
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta