Minoriteti grek kundër reformës territoriale: Ndarja e 2014 ndikoi negativisht

5 Korrik 2022 | 15:52

Minoriteti grek në Shqipëri ka kritikuar ndarjen administrative të vendit në vitin 2014.

Përfaqësuesit e bashkimit demokratik “Omonia”, të ftuar në komisionin e reformës territoriale deklaruan se ndarja administrative ka ndikuar negativisht për minoritetin grek.

“Një banor nga Karroqi që të mbërrijë në Finiq qendra administrative e bashkisë i nevojitet rrugëtim prej 2 ore në rrugë dheu me mjete të posaçme me tarifë që kushton më shumë se 50 euro”, u shpreh kryetari i Omonia, Vasil Kajo.

Ata deklaruan se në këto 8 vite, kostot nuk u ulën për bashkitë dhe as investimet nuk u rritën.

“3 njësitë administrative të bashkisë Himarë para vitit 2014 kishin 140 punonjës, sot kanë mbi 250 punonjës. Kostoja financare është pothuajse dyfishuar, shërbimet janë keqësuar sepse gjeografia e bashkisë nuk e ndihmon”, tha kryetari i Ominia për degën e Himarës.

Organizata të tjera ngritën shqetësimin e pabarazisë rajonale, shpërndarjes sw investimeve nw territor dhe humbjes së përfaqësimit të komuniteteve.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026