Heroinë dhe kanabis në banesë, arrestohet babai, në kërkim djemtë

6 Korrik 2022 | 09:47

66-vjeçari me iniciale S.G është arrestuar në Patos dhe 2 djemtë e tij janë shpallur në kërkim nga policia për kultivim droge.

Në kërkim janë E. G., 39 vjeç dhe G. G 26 vjeç, të cilët dyshohet se kryenin në bashkëpunim me babain aktivitetin kriminal.

Gjatë kontrollit të banesës në lagjen  “29 Marsi” në Patos u sekuestruan 208 gramë heroinë, 17.5 kg kanabis në proces tharjeje, 1448 fara kanabisi, 3 granata difensive dhe ofensive, 2 armë gjahu pa leje, 391 fishekë luftarak, 3 peshore elektronike dhe 2 pajisje që shërbenin për përpunimin e lëndës narkotike.

Gjithashtu, u asgjësuan bimë të dyshuara narkotike kanabis, që ishin kultivuar në një sipërfaqe toke në afërsi të kësaj banese dhe fidanë të dyshuar kanabis, të kultivuar në kubikë.

Nga policia u arrestua shtetësja me iniciale V. G. 54v-vjeçe.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026