Rreth 600 demokratë të Korçës pritet t’i bashkohen protestës

7 Korrik 2022 | 10:02

Nga dega e PD së Korçës pritet të nisen rreth 580 persona për tu bashkuar me protestën që Partia Demokratike do të mbajë sot para Kryeministrisë. Veç anëtarëve dhe simpatizantëve të PD, protestës do t’i bashkohen edhe dhjetëra qytetarë.

Kryetari i PD së Korçës, Devis Osmani bëri të ditur se për organizimin e protestës janë angazhuar të gjitha strukturat e degës se PD në qytetin e Korçës dhe njësitë administrative të kësaj bashkie si dhe forumi i gruas dhe i të rinjve.

Protestuesit do të udhëtojnë drejt Tiranës me mjete private dhe do të nisen pas mesditës së kësaj të enjte.

Sipas kreut të PD lokale, ndryshe nga protestat e tjera, këtë herë udhëtimi nuk do të bëhet me autobusë por me mjete private, për shkak se shoqëritë e transporteve janë vënë nën presion për penalitete deri në heqje licence, nëse do të transportojnë protestues ditën e tubimit të thirrur nga PD.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026