‘S’më shkon shamia e kuqe”, Balluku përplaset me Mziun pas komenteve për pamjen

7 Korrik 2022 | 13:32

Debate ka pasur sot në Kuvend mes ministres së Infrastrukturës, Belinda Ballukut dhe Xhelal Mziut.

Ky i fundit është shprehur se është e paplotë “Rruga e Arbrit” dhe se gjatë kohës kur PD ishte në pushtet mbaroi punimet e saj me 80%, ndërsa me ardhjen e rilindjes u deshën vite për ta përfunduar.

Sipas ministres nëse rruga e Arbrit do të kishte kaq shumë rëndësi, Mziu duhet të kishte shtyrë bashkëpartiakët e tij ta realizonin këtë rrugë.

Më pas Mziu komentoi pamjen e ministres dhe kjo e fundit iu kundërpërgjigj: “Ti i ke personalet gjërat. Nuk e ke presonale për shkak të detyrës dhe gjyqeve të ke humbur, por ti e tregove edhe njëherë që e ke personale. Siç u more edhe me pamjen time, ti ndoshta më do me shami të kuqe, por mua shamitë nuk më shkojnë dhe qëndrojmë tek teknalitetet e rrugës. E kam provuar dhe nuk me shkon shamia, mund të vë kapele dhe gjëra të tjera, unë e di që zotëria i ka preferencat me shami të kuqe.  Nuk kam ardhur unë këtu që të tregoj pamjen, por kam ardhur për të bërë punën  që se keni bërë ju. Pamja ime është kjo që është, por punët i bëj mirë”, u shpreh Balluku.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026