‘Protesta’, PD thirrje qytetarëve: Mos u trembni nga skenarët fake të qeverisë

7 Korrik 2022 | 15:47

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë pjesën në protestën e sotme, në orëm 19:00.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Këlliçi u shpreh se kryeministri Edi Rama ka blinduar dyert e Kryeministrisë, por sipas tij, asgjë nuk i ndal demokratët dhe shoqërinë shqiptare.

Këlliçi rikujtoi qytetarët që të mos tremben nga skenaret e qeverisë.

“Edi Rama është vënë në lëvizje për të penguar valën e madhe shoqërore që do të zbresë pasditen e sotme në kryeqytet. Siç e keni parë, dyert e kryeministrisë tashmë janë të blinduara. As demokratët dhe as shoqerinë  nuk i ndal as edhe një blind, sikurse është provuar nga vitet 90’ e këndej. PD u bën thirrje qytetarëve të mos tremben nga skenarët fake të qeverisë dhe as nga blindatat”, theksoi deputeti.

Sipas tij, opozita është e gatshme të mbrojë interesat e qytetarëve dhe shtoi se i ka ardhur fundi kohës kur opozita ishte e kapur nga pushteti.

Sot në orën 19:00 do të zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” protesta e opozitës e thirrur nga Sali Berisha. Mësohet se Partia Demokratike ka kërkuar 2 orë leje në policinë e Tiranës.

Mbi 1000 efektivë të policisë do të jenë të angazhuar në terren mes të cilëve forca të rendit, të Ndërhyrjes së Shpejtë, repartit Shqiponja dhe punonjës të Gardës.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026