Burg për atentatorin e Hekuran Billës, 22-vjeçari mohon akuzën në Gjykatën e Tiranës

21 Qershor 2020 | 13:13

22-vjeçari i arrestuar për vrasjen e Hekuran Billës është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës. I riu ka mohuar edhe në gjykatë akuzën, duke sqaruar se ai kishte qenë në zonën e Komunës së Parisit, aty ku u vra 40-vjeçari Billa, për të bërë pazar.

Pavarësisht këtyre pretendimeve, prokuroria ka sjellë prova të cilat e implikojnë 22-vjeçarin, Sebastian Malin, në këtë atentat i cili sipas akuzës ka pasur rolin e vëzhguesit.

Në fund, gjykata është bindur duke e lënë në qeli deri në fund të hetimeve. Të hënën do të dalë para  gjykatës edhe shtetasi me inicialet V.M., i cili u ndalua dy ditë më parë në Mal të Zi. Mbi këta dy persona rëndon akuza e vrasjes për shkak të gjakmarrjes dhe armëmbajtje pa leje.

Motiv i atentatit të 11 qershorit dyshohet se është një vrasje e ndodhur në Angli në vitin 2006. Po sot gjykata la në burg edhe shtetasin me inicialet G. H i cili u ndalua dy ditë më parë më një arsenal armësh të cilësuara si mjaft të rrezikshme.

Sipas policisë, ai dyshohet se ka qëlluar mbi një kompleks të njohur në autostradën Tiranë-Durrës.

 

Lexoni gjithashtu:

Arrestohet i kërkuari i dytë për vrasjen e Hekuran Billës

VIDEO| Skema e atentatit, ndjekja dhe precizioni i qitësit pasagjer në mjetin e autorëve

Gjyqtarja që nxori nga burgu Indrit Doklen liroi edhe Hekuran Billën, prokuroria ishte dakord

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026