Kitara e Kurt Cobain shitet për 6 milionë dollarë 26 vjet pas vdekjes së tij
Kitara akustike që Kurt Cobain përdori gjatë performancës së njohur të “MTV Unplugged” në vitin 1993 është shitur për 6 milionë dollarë gjatë një ankandi.
Kjo shumë është paguar nga prodhuesi australian i mikrofonave, Peter Freedman, i cili është tashmë pronari i një kitare “Martin D-18E” të vitit 1959.
Kjo është një shenjë që tregon se edhe 26 vjet pas vdekjes së tij, Cobain mbetet një figurë e madhe në muzikë dhe këngët e grupit të tij “Nirvana” akoma dëgjohen nga adhurues të muzikës.
Martin Nolan, shefi ekzekutiv i qendrës së ankandit u shpreh se kjo kitarë ishte tipike në stilin që Cobain adhuronte.
“Kurti nuk kërkonte kitara luksi apo të shtrenjta”, tha ai.
“Ai donte një kitarë që i përshtatej, pasi ai përdorte dorën e tij të majtë, kështu që i duhej diçka që mund të përdorej me dorën e majtë, si kitarat Martin, prandaj ajo ishte kaq e rëndësishme për të”, shtoi Nolan.
Performanca e grupit Nirvana në “MTV Unplugged” ishte një ndër të fundit, përpara vdekjes së Kurt Cobain.
Por kjo kitarë nuk është i vetmi objekt i Kurt që është shitur në ankand.
“Gjatë asaj performance, Cobain mbante veshur një pulovër jeshile, të cilën me shumë gjasa e kishte blerë në një dyqan të rrobave të përdorura për shumë pak dollarë, madje kishte edhe të djegura cigareje. Atë e shitëm tetorin e shkuar për 334 mijë dollarë”, tregon Nolan.
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut