Maturantët dhjetë herë më pak 10-ta në provim të gjuhë-letërsisë se sa në provimin e gjuhës së huaj
Qendra e Shërbimit Arsimor (QSHA) publikoi mesditën e së dielës rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.
Nga të dhënat zyrtare rezulton se vetëm 760 maturantë (2.45 për qind) janë vlerësuar me notën 10-të, ndërsa rreth 1 mijë maturantë (3.11 për qind) nuk e kanë marrë dot provimin duke mbetur në klasë.
Drejtoresha e QSHA-së, Rezana Vrapi, bëri me dije për Euronews Albania se “nuk është hequr asnjë pyetje”, se “u ruajt e njëjta skemë shpërndarjeje pikësh me vitin e kaluar”.
Përgjigjet e provimit të gjuhë-letërsisë mund t’i gjeni duke klikuar këtu.
Për të marrë notën 10-të në gjuhë e letërsi një maturant duhej të merrte minimalisht 50 pikë.
Krahasuar me provimin e gjuhës së huaj ku rreth 22 për qind morën 10-ta, në gjuhë-letërsi notën maksimale ata e morën rreth dhjetë herë më pak. Kjo mund të tregojë nivel të ulët përgatitjeje, por gjithashtu dhe nivel më të lartë të vështirësisë së provimit.
Rreth 31 mijë maturantë të këtij viti kanë kaluar një sezon jashtëzakonisht të vështirë duke qenë se në muajt shtator dhe nëntor 2019 mësimi u ndërpre për shkak të tërmeteve, ndërkohë që në periudhën mars-maj mësimi u detyrua të ndërpritej sërish, kësaj here për shkak të pandemisë së COVID-19.
Për shkak të infeksionit dhe lehtësisë në korrigjim, Ministria e Arsimit vendosi që provimet të bëheshin vetëm me alternativa dhe fillimisht u vendos që ato të kishin një kohëzgjatje prej 2 orësh, orar që më pas u ndryshua.
Gjuha e huaj ishte provimi i parë i maturës shtetërore, provim i cili u dha më 8 qershor. Nxënësit e gjykuan relativisht të lehtë si provim, por krejt ndryshe ishte ai i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, i cili u mbajt më 11 qershor.
Me qindra maturantë protestuan ditët më pas me pretendimin se pyetjet ishin jashtë programit dhe koha nuk ishte e mjaftueshme. Protesta që ministrja Besa Shahini i cilësoi të politizuara.
Ministria fillimisht refuzoi kërkesat për rishikim të ndarjes së pikëve, apo të zgjatjes së orarit, por më pas në provimin e Matematikës, që u zhvillua më 15 qershor, ajo riktheu orarin e zakonshëm prej 2 orë e 30 minutash.
Lexoni gjithashtu:
Ministria publikon notat, rreth 22% e maturantëve marrin 10-ta në provim të gjuhës së huaj
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet