Luksemburgu zgjat kufizimet në kufi për vendet e treta deri në shtator

9 Korrik 2022 | 11:38

Qytetarët nga vendet e treta që duan të udhëtojnë drejt Luksemburgut do t’i nënshtrohen kufizimeve të hyrjes për gati tre muaj të tjerë.

Ministria e Jashtme dhe e Çështjeve Evropiane të vendit ka zgjatur masat e hyrjes për koronavirusin deri më 30 shtator 2022.

Nga ministria, bëhet e ditur se shtetasit e vendeve të treta që nuk janë rezidentë të asnjë prej vendeve të Bashkimit Evropian ose të zonës Shengen do të mbeten subjekt i këtyre kufizimeve për shkak të përpjekjeve të vazhdueshme të vendit për të parandaluar një shpërthim tjetër të virusit.

Udhëtarët nga vendet e treta do të mund të hyjnë në territorin e Luksemburgut nëse paraqesin prova:

  • Certifikata e vaksinimit kundër COVID-19, me një nga vaksinat e njohura nga autoritetet e vendit që janë BioNTech Pfizer, Moderna, AstraZeneca, Janssen, Covishield, R-Covi (R-Pharm) dhe FIOCRUZ. Certifikata duhet të jetë lëshuar në nëntë muajt e fundit për të vaksinuarit me dy doza. Ndërsa për ata që janë vaksinuar me një injeksion të tretë ose përforcues, certifikatat e tyre kanë vlefshmëri të pakufizuar.
  • Dëshmi e shërimit nga virusi në 180 ditët e fundit, por jo para se të kenë kaluar 11 ditë që kur personi u zbulua si i infektuar me virusin.
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026