Meta takon kryenegociatorin e Shqipërisë për negociatat me BE: Politika të plotësojë kushtet
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka pritur sot në zyrën e tij ambasadorin Zef Mazi, i cili u emërua pak ditë më parë nga qeveria si kryenegociator për zhvillimin e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.
Kreu i shtetit ka zbardhur detajet e takimit, ndërsa shkruan në faqen e tij zyrtare në “Facebook” se politika shqiptare ka për detyrë të plotësojë kushtet e diktuara nga unioni europian.
“Kënaqësi të prisja sot në takim Ambasador Zef Mazin, i emëruar nga Qeveria Kryenegociator për zhvillimin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Diskutuam hapur e në mënyrë konstruktive për perspektiven e çeljes së negociatave. Ndërsa politika jonë duhet të tregojë vullnet për plotësimin e kushteve, është e rëndësishme përgatitja teknike dhe rritja e kapaciteteve negociuese”, shkruan Meta.
Ai shton më tej se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është objektivi mbarëkombëtar dhe të gjithë duhet të punojnë për ta arritur atë.
“E sigurova për mbështetjen e plotë në detyrën e tij nga institucioni i Presidentit të Republikës. Integrimi europian është objektiv mbarëkombëtar”, shtoi ai.
Kryeministri i vendit, Edi Rama prezantoi me 18 qershor në ambientet e Ministrisë së Jashtme kryenegociatorit për Zhvillimin e Negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Zef Mazi.
Gjatë fjalës së tij, kreu i ekzekutivit e cilësoi jo të lehtë punën e kryenegociatorit, ndaj kërkoi të krijohet një frymë skuadre.
“Nuk është qeveri më vete, dhe qeveria nuk i lan duart me këtë punë, por ndërvepron intensivisht me këtë grup. Për interesa partiake mund të recitohet kënga e kushteve, por në fakt me rifillimin e këtij procesi janë me mijëra, se mijëra janë faqet e përafrimit dhe përputhjes së legjislacionit dhe dokumenteve lidhur me këtë proces. Nuk është vetëm shkrimi i ligjeve, por edhe zbatimi i tyre”, u shpreh Rama.
Lexoni gjithashtu:
Integrimi në BE, Rama prezanton kryenegociatorin Mazi: Do jem avokati më i mirë i Shqipërisë
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania