Gërvalla-Lajçakut: Mos prisni luftë si në Ukrainë që t’i hapni dyert Ballkanit

10 Korrik 2022 | 10:08

Në samitin e Dubrovnikut nuk munguan replikat për dialogun Kosovë-Serbi por edhe për procesin e integrimit të Ballkanit në Bashkimin Europian.

I dërguari special i Bashkimit Europian për Ballkanin, Miroslav Lajçak deklaroi se së shpejti janë gati 3-4 marrëveshje që priten të finalizohen.

Megjithatë ai pranoi se ky proces ka vonesa dhe se Bashkimi Europian duhet ta përfundojë punën e nisur prej vitesh si për çështjen e Kosovës ashtu edhe për integrimin e Ballkanit Perëndimor.

Sipas tij, dy çështje urgjente janë: fillimi i negociatave për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian si dhe liberalizimi i vizave për Kosovën.

Ai tha se ka ardhur koha që Bashkimi Evropian të rikthejë besueshmërinë e zgjerimit dhe partnerët të bëjnë seriozisht punën e tyre në reforma.

“Kjo situatë nuk mund të vazhdojë më kështu”, – u shpreh Lajçak gjatë këtij samiti.

Në repliken e saj ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, tha se “Bashkimi Evropian nuk duhet të presë një tjetër luftë në Ballkan për t’ hapur rrugë integrimit, siç bëri me Ukrainën me dhënien e statusit të kandidatit për pranim në BE vetëm pasi nisi pushtimi nga Rusia.

Ajo shtoi se tashmë shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë dëshmuar se janë kontribuuese të jashtëzakonshme me vlera të përbashkëta në Bashkimin Evropian. Edhe ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grliç Radman, i ka bërë thirrje edhe një herë Serbisë ta pranojë realitetin që Kosova është shtet i pavarur.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026