Formula 1 do të hetojë pretendimet për diskriminimin e tifozëve
Formula 1 do të hetojë pretendimet se disa tifozë në Çmimin e Madh të Austrisë pësuan abuzime diskriminuese.
Përmes një deklarate, F1 bëri me dije se po e merr shumë seriozisht këtë çështje dhe se do të mbetet në kontakt me organizatorët e garës, shkruan BBC Sport.
Piloti britanik i Mercedes, Ljuis Hemilton ishte një nga ata që bëri thirrje për veprim, duke thënë se ishte “i neveritur dhe i zhgënjyer” nga raportet.
“Duhet bërë diçka për të siguruar që garat të jenë hapësira të sigurta për të gjithë”, shtoi ai.
Hamilton, i vetmi pilot me ngjyrë i F1, reagoi pak ditë më parë ndaj komenteve të bëra nga ish-kampioni Nelson Piquet, që iu referua pilotit britanik me terma racistë.
Ai tha se dëshiron që Formula 1 të zgjerojë diversitetin dhe të bëhet më gjithëpërfshirëse.
LEXONI GJITHASHTU
Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
- 17:49 Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë
- 17:37 Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave