Marrëveshjet Serbi-Kosovë gati për t’u nënshkruar, thotë Lajçak
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak deklaroi se Serbia dhe Kosova kanë rënë dakord për një takim të një niveli të lartë dhe se disa marrëveshje mes dy vendeve janë gati për t’u nënshkruar.
Deklaratën, Lajçak e dha këtë të dielë gjatë një konference ndërkombëtare të Forumit të 15-të në Dubrovnik.
Në fjalimin e tij, Lajçak nuk bëri me dije se çfarë përfshijnë këto marrëveshje.
Muajin e kaluar, ai njoftoi se Serbia dhe Kosova kishin rënë dakord për miratimin e një udhërrëfyesi për zbatimin e marrëveshjeve energjetike në kuadër të Dialogut të Brukselit.
Çdo marrëveshje e arritur mes dy vendeve do të ishte e para e nënshkruar nga të dyja palët që kur Lajçak u angazhua në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.
LEXONI GJITHASHTU
Ngërçi politik, Vetëvendosje pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit
Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij
BE ndaj institucioneve të Kosovës: Ndaleni menjëherë rrënimin e villave në Ujman!
- 21:30 Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re
- 21:13 BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:07 Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet