U ekzekutua dy ditë para zgjedhjeve, japonezët i besojnë partisë së Shinzo Abe

11 Korrik 2022 | 10:16

Koalicioni qeverisës në Japoni ka dalë fitues në zgjedhjet e së dielës për Dhomën e Sipërme të Senatit, pak ditë pas vrasjes së ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe.

Partia Liberal Demokratike (LDP), të cilën Abe e drejtoi derisa dha dorëheqjen në vitin 2020 arriti të siguronte 63 vende, më shumë se gjysma (125), fituar nga koalicioni, shkruan CNN.

Numërimi i votave tashmë ka përfunduar, por rezultatet zyrtare nuk janë publikuar ende nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Komunikimeve të Japonisë.

Rezultatet e zgjedhjeve vijnë ndërsa hetimi vazhdon për të dyshuarin pas vrasjes së Abe, 41-vjeçarin Tetsuya Yamagami, i cili u arrestua pak momente pas të shtënave.

Yamagami tha se mbante mëri kundër një grupi të caktuar, me të cilin ai besonte se Abe kishte lidhje dhe se ishte përfshirë nëna e tij.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj

Autoritetet franceze njoftuan të enjten se kanë gjetur një trup pranë vendit ku u zhduk një vajzë 11-vjeçare. Deri më tani, nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse...
17:37 | 04/06/2026

Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)

Një protestë studentore në Bruksel u shndërrua në të dhunshme të enjten, ndërsa demonstruesit u përleshën me policinë në qendër të qytetit për shkak të...
17:33 | 04/06/2026

BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze

Bashkimi Evropian ka miratuar një ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze në një përpjekje për të forcuar armëpushimin e fundit të brishtë....
17:27 | 04/06/2026