Amfiteatri Durrësit me koncesion? Fondacioni publikon planin e menaxhimit

11 Korrik 2022 | 21:18

Pas parkut arkeologjik të Butrintit radhën e ka Amfiteatri i Durrësit për t’u menaxhuar nga një fondacion privat.

Fondi shqiptaro-amerikan i zhvillimit po shtrihet edhe në Durrës për ta menaxhuar jo pak por për 15 vite. Ky plan prek zonën A dhe B arkeologjike ose e thënë ndryshe, përfshin amfiteatrin, banjat romake, dhe forumin bizantin.

Ndërhyrja më e kushtueshme e parashikuar në plan pritet të bëhetAmfiteatrin e Durrësit. Ky investim kap shifrën deri në 3.3 milion dollarë dhe 2. 3 milion dollarë do të shkojnë banja romake dhe forumi bizantin në një hark kohor prej 3 deri ne 10 vite për t’u mbyllur.

Në plan janë parashikuar të kryhen edhe shembje të shtëpive dhe objekteve përreth. Në planin e hartuar flitet dhe për grupet e interesit me të cilët AADF është konsultuar, ku radhiten shoqata e të verbërve, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës, Rotary Club, shoqata e arkitektve ku mungojnë drejtoritë rajonale të trashëgimisë kulturore, Instituti kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore, apo edhe specialistë të pavarur. 

Plani i menaxhimit të zonave arkeologjike A dhe B të qytetit të Durrësit është hedhur për konsultim publik nga qeveria shqiptare deri më 3 gusht të këtij viti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”

Këtë të hënë, në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania, është diskutuar mbi shpenzimet e turistëve të huaj në Shqipëri. Të dhëna nga...
22:30 | 20/07/2026

Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën

Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i diskutuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, është zbuluar edhe përbërja sipas shtetësisë e turistëve të...
22:24 | 20/07/2026

Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet

Sonila Çela, Drejtore e Institutit kërkimor Data Centrum, ka folur në “Now” lidhur me arsyet pse turistët e huaj zgjedhin Shqipërinë. Çela ka shpjeguar edhe...
22:19 | 20/07/2026