Amfiteatri i Durrësit me koncesion, arkeologu: E vështirë që plani të zbatohet

12 Korrik 2022 | 08:32

Arkeologu Afrim Hoti thotë se plani integrues për menaxhimin e Amfiteatrit të Durrësit kërkon shumë para, ndaj ai e sheh të vështirë zbatimin e saj, qoftë edhe nga fondacionet private.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Hoti u shpreh se për menaxhimin e amfiteatrit, nuk mjafton as gjysma e buxhetit kombëtar.

“Unë mendoj se kjo zgjidhje e re është sepse qeveria nuk ka para për ta realizuar. Po të lexosh planin integrues për menaxhimin e amfiteatrit të Durrësit, nuk del një gjysmë buxheti kombëtar për ta realizuar këtë plan. Unë nuk e di sesi do realizohet nëpërmjet fondacionit, aty ka pikësynime, janë parashikuar gërmime, transformime në fushën e Trashëgimisë Kulturore. Është shumë e vështirë që të realizohet, qoftë edhe me fondacionet. Është shumë ambicioz, kërkon shumë para”, theksoi ai.

Pas parkut arkeologjik të Butrintit radhën e ka Amfiteatri i Durrësit për t’u menaxhuar nga një fondacion privat.

Fondi shqiptaro-amerikan i zhvillimit po shtrihet edhe në Durrës për ta menaxhuar jo pak por për 15 vite.

Ky plan prek zonën A dhe B arkeologjike ose e thënë ndryshe, përfshin amfiteatrin, banjat romake, dhe forumin bizantin.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”

Këtë të hënë, në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania, është diskutuar mbi shpenzimet e turistëve të huaj në Shqipëri. Të dhëna nga...
22:30 | 20/07/2026

Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën

Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i diskutuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, është zbuluar edhe përbërja sipas shtetësisë e turistëve të...
22:24 | 20/07/2026

Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet

Sonila Çela, Drejtore e Institutit kërkimor Data Centrum, ka folur në “Now” lidhur me arsyet pse turistët e huaj zgjedhin Shqipërinë. Çela ka shpjeguar edhe...
22:19 | 20/07/2026