Imazhi më i detajuar i universit, teleskopi që ofron pamjen e parë unike
Një event i veçantë u zhvillua në Shtëpinë e Bardhë, ku u publikua fotografia e parë me ngjyra nga teleskopi i ri hapësinor James Webb.
Imazhi thuhet se është pamja më e thellë, më e detajuar me rreze infra të kuqe e Universit deri më sot.
Fotot e tjera debutuese nga James Webb do të publikohen nga NASA në një prezantim global. Presidenti Joe Biden zbuloi foton që tregon se universi është i mbushur me galaktika.
“Është një dritare e re në historinë e universit tonë. Sot do të shohim dritën e parë që do të shkëlqejë përmes asaj dritareje. Dritë nga botët e tjera, që rrotullohen rreth yjeve shumë përtej botës sonë. Ishte befasuese për mua kur e pashë”, u shpreh Joe Biden.
Teleskopi hapësinor James Webb prej 10 miliardë dollarësh, u lëshua në dhjetor të vitit të kaluar. Ai cilësohet pasardhësi i teleskopit të famshëm hapësinor Hubble.

Teleskopi do të bëjë të gjitha llojet e vëzhgimeve të qiellit, por ka dy qëllime kryesore.
Njëra është të bëj fotografi të yjeve të para që shkëlqenin në Univers më shumë se 13.5 miliardë vjet më parë; dhe e dyta të gjurmohen planetët e largët për të parë nëse mund të jenë të banueshëm.
Fotoja e parë do të pasohet nga katër shkrepje të tjera galaktike.
LEXONI GJITHASHTU:
Algjeria përballet me mbi 100 zjarre, zgjerojnë personelin në 45 provinca
Japonia ndryshon rregullat e trashëgimisë perandorake, gratë ende jashtë linjës së pasardhësve
Një raketë godet një cisternë pranë brigjeve të Omanit, trafiku “i paralizuar” në Hormuz pas sulmeve SHBA-Iran
- 11:16 Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja
- 11:12 Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, arrestohen në Durrës 2 persona
- 11:00 SPAK kërkon rrëzimin e 23 kërkesave të Ilir Beqajt për dosjen “Sterilizimi”
- 10:57 Çmimi i ulët i grurit penalizon fermerët e Maliqit: Nuk marrim as djersën tonë
- 10:55 Shifrat/ Policia e Korçës bën bilancin e dy muajve, prioritet lufta kundër krimit dhe siguria gjatë sezonit turistik
- 10:47 Rrezikonin të mbyteshin pranë grykëderdhjes së Vjosës, shpëtohen 11 emigrantë nga Lindja e Mesme pasi lëshuan sinjalin SOS