EKSKLUZIVE| Ligj të ri për armët, ulet mosha e lejes, autorizim edhe për skenat filmike
Qeveria shqiptare parashikon ndryshimin e ligjit për armët dhe draftin e ka hedhur për konsultim publik.
Dokumenti që po publikon Euronews Albania parashikon disa ndryshime thelbësore në këtë ligj që nga ulja e moshës, tek heqja e autorizimeve për armët e ftohta.
Nisma parashikon se një 22-vjeçar mund të pajiset me autorizim për të mbajtur armë, nga 25 që është mosha minimale me ligjin aktual.
Ndërsa kategoria e armëve që parashikonte armët e zjarrit antike, me hark apo me tojë, armët e ftohta të cilat ndahen në armë prodhim fabrike dhe armë artizanale nuk do të kenë më nevojë për autorizim nga strukturat e policisë për ti pasur në përdorim.
Krahas kësaj, të gjitha autorizimet që do të jepen nga strukturat e policisë do të jenë më një afat 5-vjeçar dhe do të ripërtërihen pas skadimit të këtij afati përpara një komisionit.
Armët e zjarrit që konsiderohen si prova materiale të konfiskuara nga organet ligjzbatuese do të kalojnë në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, e cila do të ketë edhe kompetencës që t’i shesë për skrap.
Për sa i përket llojeve të autorizimeve, një i tillë do të duhet edhe për veprimtari kinematografike apo muzikore, ku personat duhet të marrin autorizim për të përdorur këto lloje armësh në xhirimet e tyre.
Draftligji ka parashikuar edhe armët e gjahut. Një gjahtar do të mund të pajiset vetëm me një autorizim për armët e gjahut ose në disa të tjera nëse ai paguan 10-fishin e tarifës që do të përcaktojnë organet shtetërore.
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës