Vrasja e dyfishtë në Laç, kapet në spitalin privat ekzekutori, në pranga edhe dy mjekët që e ndihmuan

23 Qershor 2020 | 13:30

Tri javë pas ekzekutimit të dyfishtë në një hotel në Laç, policia ka arrestuar autorin kryesor të ngjarjes si dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorët e tij. Në pranga përfunduan edhe dy mjekë të një klinike private që ndihmuan ekzekutorin e plagosur, duke mos njoftuar policinë.

30-vjeçari Eduart Lamaj u arrestua nga policia në shtratin e një klinike private në Tiranë. Ai dyshohet si autori kryesor i ekzekutimit të dyfishtë të Bujar Hasanit dhe Paulin Gjergjit mbrëmjen e 31 majit në një hotel në Laç.

Prej ditësh uniformat blu mbanin nën vëzhgim familjarë të të riut, i cili gjatë përplasjes së armatosur kishte mbetur i plagosur. Rëndimi i gjendjes së tij shëndetësore ka bërë që ai të paraqitej për mjekim në një klinikë private në Tiranë.

Analizat e ADN-së përmes gjurmëve të gjakut të gjetura në vendngjarje çuan në identifikimin e Lamajt, i cili ka qenë disa vite më parë i skeduar dhe arrestuar nga policia. Identiteti i Lamajt është përforcuar dhe nga pamjet e kamera të sigurisë në hotelin ku ndodhi vrasja e dyfishtë, ndërsa gjatë operacionit të koduar ‘Klinika’, u arrestuan edhe 2 mjekë.

Ata kishin pranuar të mjekonin dhe operonin ekzekutorin kundrejt një shumë parash pa lajmëruar policinë sipas detyrimit ligjor.

Në deklarimin paraprak Lamaj është shprehur se nuk ka pasur për qëllim t’i vrasë personat në hotel, por t’i dëmtonte, për shkak të një konflikti të vjetër me pronarin, një version aspak i besueshëm ky për hetuesit të cilët dyshojnë se grupi që kreu vrasjet është paguar për llogari të personave të tjerë.

Policia njofton se janë identifikuar dhe shpallur në kërkim dhe tre bashkëpunëtorët e Lamajt, ndërsa më herët është ndaluar dhe ndodhet në qeli dhe 21-vjeçari Kastriot Tushe, gjithashtu i paraqitur në spital i plagosur ditën e ngjarjes, roli i të cilit mbetet i paqartë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026